Tatlises mbush sheshet me koncertet e tij

Këngëtari turk, Ibrahim Tatlises më 26 gusht pati një aksident trafiku në Bodrum, por kjo nuk ia ndaloi atij të ngjitej në skenë për të performuar para publikut në po të njëjten ditë.
13 ditë pas aksidentit, 70 vjeçari përsëri mbushi sheshin në Manisa me adhuruesit e muzikës së tij.
Ai doli në skenë me karrocë mbrëmë dhe u dha fansave të tij një natë e paharrueshme.

Ibrahimi teksa tregoi se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan e ka telefonuar pas aksidentit, tha se “e gjithë bota ka dëgjuar për aksidentin tim”.
Këngëtari turk, shtoi se “Unë u arratisa nga spitali natën. Pse ika, shtretërit e tyre janë të ngushtë. Nuk mund të fle deri në mëngjes me këmbët lart. Si do të fle? Unë thjesht ika dhe shkova në shtëpi. Meqë ra fjala, tani jam nga Manisa. Unë kam 5 banesa këtu. E gjithë kjo falë Zotit dhe juve”./21Media
 
 

Back to top button