Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident në rrugën Pejë-Prishtinë, dy persona të lënduar

Dy persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në fshatin Arllat.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili ka informuar se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga aksidenti ndërmjet dy veturave.
“Në ora 18:20 në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë, në fshatin Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave me dëme materiale dhe lëndime trupore, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Zyrtarët policorë të Njësisë së Trafikut të Autostradës janë marrë me procedurat në vend-ngjarje.”, ka informuar Krasniqi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button