Aksident në rrugën Prishtinë-Lipjan, lëndohen tre persona

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në magjistrale Prishtinë – Lipjan.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.
”Ka ndodhur një aksident trafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete Si pasojë e aksidentit janë lenduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button