Arrestohet në Prishtinë një person i kërkuar nga gjykata

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot është identifikuar dhe arrestuar një person i kërkuar.
Personi i kërkuar A.XH 31 vjeçar është arrestuar në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ”Blerje dhe Posedim shperndarje, shitje e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope”.
Personi i arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button