Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, ka të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.
Aksidenti ndërmjet 4 veturave ka ndodhur sonte rreth orës 19:30, më saktësisht në dalje të Fushë Kosovës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
Njësitet e trafikut janë duke u marrë me rastin./21Media

Back to top button