Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, një i lënduar

Një person ka pësuar lëndime trupore në një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 19:00, në rrugën Prishtinë – Podujevë, më saktësisht tek “Qershia e Llapashticës”.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Ajo ka treguar se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Tutje, Ahmeti ka theksuar se me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button