Aksident në rrugën Shtërpcë-Brezovicë, një i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnatës në rrugën Shtërpcë-Brezovicë, ku një person ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli.
Veseli tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Veç dëmeve të shkaktuara materiale në automjete, i lënduari ka marrë ndihmë e parë mjekësore në Shtërpcë, me autoambulancë është dërguar në drejtim të Graqanicës për tretman te mëtutjeshëm mjekësor. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e aksidentit për ta hetuar rastin”, tha Veseli./21Media

Back to top button