Aksident në rrugën Vushtrri – Mitrovicë, ka të lënduar

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 21:10 në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë më saktësisht në fshatin Debërllukë.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti.
”Sonte rreth orës 21:10, në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë, në segmentin rrugorë fshati Debërllukë ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Zahiti.
Ai tutje ka treguar se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin./21Media

Back to top button