Aksident në Vragoli, kamioni goditi dy vetura

Një akident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:49, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë më saktësisht në fshatin Vragoli.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Në aksident është përfshirë vetëm një kamion, i cili dyshohet të ketë pasur defekte teknike dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe i ka goditur dy vetura të parkuara”, ka thënë Kelani.
Sipas Policisë përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar./21Media

Back to top button