Aksidenti ka ndodhur dje në fshatin Zajm të Klinës

Aksidenti ka ndodhur dje në fshatin Zajm të Klinës

Policia në raportin e dërguar ka treguar së dje në fshatin Zajm të Klinës ka ndodhur një aksident mes dy veturave dhe ku si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jetë një femër.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke u ndeshur me veturën të cilën e drejtonte viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima femër K-Shqiptare-bashkëshortja e të dyshuarit, e cila ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Pejë, dhe po ashtu lëndime kanë pësuar edhe katër persona pasagjerë në veturë, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është u është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore./21Media