Rrahë bashkëshorten, arrestohet

Ngjarja ka ndodhur dje në Fushë Kosovë

Policia në raportin e dërguar ka thënë se dje është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi i njëjti dyshohet se ka rrahur viktimën femër K/Shqiptare-bashkëshorten e tij.

Po ashtu në raport thuhet se viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas verifikimit dhe intervistimit ka rezultuar se ka dy urdhëresa aktive nga gjykata Malishevë, dhe është dërguar në vuajtje të dënimit. Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button