Aksident trafiku, lëndohen 5 persona

 

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur tek vendi i quajtur “Fshati i Vjetër”, në magjistralen Ferizaj – Kaçanik.

Lajmin për rtv21.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur tutje se në aksident ishin të përfshirë dy vetura.

Në ora 18:08, policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Kaçanik (Fshati i Vjetër). Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore e trafikut e Drejtorisë Rajonale të Ferizajit është marrë me aksidentin”, ka thënë Krasniqi./21Media

Back to top button