Aksident trafiku mes veturës dhe motoçikletës, një i lënduar

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti të trafikut.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Rasti ka ndodhur në Podujevë.
I lënduari nga ky aksident është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button