Aksident trafiku në Lushtë të Mitrovicës, vdiq një 66 vjeçar

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 13:50 në magjistralen Skënderaj-Mitrovicë, konkretisht në Lushtë, si pasojë një person ka humbur jetën e një tjetër ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Fexhrije Pllana.
Pllana ka thënë se i lënduari po merr trajtimin mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicën e Jugut.
“Sot rreth ores 13: 50 eshte raportuar per nje aksident trafiku, ku si pasoj e lendimeve nje person D.O., 66 vjeçar ka humbur jeten dhe nje tjeter ka pesuar lendime dhe eshte duke u trajtuar ne Spitalin Rajonal ne Mitrovice Jugu”, u shpreh Pllana./21Media

Back to top button