Aksident trafiku në Podujevë, një i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Podujevë, ku janë përfshirë tri vetura.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 11:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Agron Rrahmani” në Podujevë. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura. Për pasojë një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKMF- Peodujevë, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, ka thënë Borovci.

Sipas Policisë njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti./21Media

Back to top button