Aksident trafiku në Prizren, këmbësori në gjendje të rëndë

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes të së enjtes në Prizren.

Policia bëri të ditur se një burrë shtetas i Shqipërisë derisa ka qenë duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë, ka goditur këmbësorin me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima fillimisht është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit dhe më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

Policia ka arrestuar të dyshuarin ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia rastin e ka cilësuar “Aksident trafiku me lëndime të rënda”./21Media

Back to top button