Aksident trafiku në Prugovc, një i vdekur e pesë të lënduar

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar sot pas një aksidenti trafiku mes dy veturave që ndodhi në fshatin Prugovc të Prishtinës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Me këtë rast po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor
”Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Prugovc, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, një prej tyre nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në Emërgjencën e QKUK-së. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti./21Media