Kaloni te përmbajtja kryesore

Shembet ura në zonën e Patras në Greqi

Një urë është shembur në zonën e Patras në Greqi për shkak të problemeve në strukturën e saj.

Të paktën dy persona kanë vdekur në perëndim të Greqisë, pas shembjes së një ure, raportoi mediumi Metro.

Në pamjet e publikuara shihet ura e shembur, ndërsa raportohet se disa persona kanë mbetur të bllokuar poshtë saj.

Në vendin e ngjarjes, pranë qytetit Patras, kanë dalë disa autoambulanca, ndërsa nga Athina kanë shkuar ekipe të shumta të zjarrfikësve. Ura ndodhet në hyrje të unazës dhe është në ndërtim e sipër tash e dy vjet.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button