Aksident trafiku në rrugën Ferizaj–Gjilan, përfshihet edhe një veturë policie

Një veturë zyrtare e policisë është aksidentuar me një veturë civile në fshatin Sojevë të Ferizajt. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Më datë 27.09.2025 rreth orës 12:00, në rrugë magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident kanë qenë të përfshira: – një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile me targa vendore. Në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Veseli.
Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të aksidenteve, e cila është duke u trajtuar rastin./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?