Kaloni te përmbajtja kryesore

Dëmtohen shkronjat e UÇK-së te “Guri i Shpuar” në Kaçanik, policia nis hetimet

Janë dëmtuar tre shkronjat e UÇK-së në vendin e quajtur “Guri i Shpuar” në Kaçanik. Ngjarja ka nodhur sot rreth orës 09:45.

Lidhur me këtë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt Kanun Veseli tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore , shefi i operativës si dhe zyrtarë komunalë e përfaqësues të OVL-UÇK-së.

“Nga hetimet e para dyshohet se simboli është dëmtuar nga persona të panjohur, ndërsa nuk dihet koha e saktë e ngjarjes. Në afërsi të monumentit është vërejtur edhe një zjarr, që dyshohet se ka shkaktuar djegien e materialeve plastike të shkronjave. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, “ndërsa hetimet po vazhdojnë nga njësitet përkatëse të policisë”, tha Veseli.

Derisa e OVL UÇK-së, dega Kaçanik ka reaguar lidhje me rastin duke e quajtur këtë si vepër të ndytë.

“Sot kemi marrë njoftimin se shkronjat e UÇK-së që janë të vendosura tek Guri i Shpuar, janë dëmtuar rëndë nga persona keqbërës, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes te shkronjat dhe është duke u marrë me rastin.OVL e UÇK-së dega në Kaçanik, shprehë indinjatën e thellë mbi këtë aktë barbar, njëherit edhe e dënon ashpër, kushdo qoftë prapa kësaj vepre të ndytë!”, thuhet në reagim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button