Aksident trafiku në Suharekë, 6 të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në fshatin Studeqan të Suharekës. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa kanë kërkuar tretman mjekësor gjashtë persona.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në QKUK.

“Fsh. Studeqan, Suharekë 23.09.2023-21:45. I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin, duke goditur veturën tjetër. Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit dhe katër pasagjerë në vetura të cilët pas tretmanit në Spitalin Rajonal në Prizren janë liruar, përveç njërit prej tyre i cili është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke u marrë me rastin”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Back to top button