Mbyllet edhe pika kufitare në Jarinje

(Lajm i përditësuar)


Mbyllet edhe pika kufitare në Jarinje

Sipas faqes së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, është mbyllur edhe pikëkalimi i dytë kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinje.

Në mëngjesin e së dielës, është mbyllur fillimisht pika kufitare Bërnjak.

Këto dy pika kufitare janë mbyllur disa herë në të kaluarën, në kohën e rritjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.


Mbyllet pika kufitare në Bërnjak

Pika kufitare në Bërnjak është mbyllu për hyrje nga Serbia. Këtë  e ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufijve në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Mbyllja e kësaj pike vjen pas rritjes së tensioneve në veri të vendit, ku sot në orët e mëngjesit u vra një polic i Kosovës dhe u plagos një tjetër nga grupe kriminale.

Në lidhje me këtë, kanë reaguar liderët e shtetit, ku e kanë dënuar si akt dhe kanë bërë thirrje që kryesit e kësaj vepre të dalin para drejtësisë.

Back to top button