Aksident zinxhiror në Prishtinë, lëndohen katër persona

Katë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Për portalin rtv21.tv zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në aksident kanë qenë të përfshira katër vetura.

“Sot rreth orës 08:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Sekiraqë), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të katër automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar katër persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.
Ahmeti bëri të ditur se njësiti i trafikut po merret me rastin./21Media 

Back to top button