Aksidentet me pasoja fatale, Policia apel për kujdes në trafik

Gjatë  javës së kaluar, si pasojë e aksidenteve në trafik kanë humbur jetën shtatë persona.
Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në trafik nga të gjithë pjesmarrësit në veçanti drejtuesit e automjeteve.
“Aksidentet me pasoja fatale kane qenë tepër shqetsuese javën që lam pas, andaj per te shmangur humbjen e jeteve njerzore apelojme per kujdes me te madhe dhe respektim te ligjit ne trafik nga te gjithe pjesmarrsit ne veqanti drejtuesit e automjeteve’, ka thënë Policia e Kosovës.
Policia ditë më parë ka publikuar edhe disa nga thëniet e këtij apeli “Mos u ngut, humbe minutin, e jo jetën për minutin” dhe “Mos e përdor telefonin gjatë vozitjes, se mund t’ju kushtojë me jetë”./21Media

Back to top button