Kearns-vendeve të BE-së: Pse po kërkoni rrënjosjen e territorialitetit etnik në Kosovë
Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns, ka drejtuar një pyetje për përfaqësuesit e Italisë, Gjermanisë dhe të Francës, pse po kërkojnë ta rrënjosin një territorialitet etnik në Kosovë.
Kearns këtë pyetje e ka bërë përmes një postimi në Twitter, duke i replikuar Jakub Bielamowicz, njohës i zhvillimeve politike për Ballkanin Perëndimor, që tha se letra e përbashkët e zyrtarëve të Italisë, Gjermanisë e Francës, që i kërkon Kosovës ta themelojë Asociacionin “plotësisht dhe pakushte”, është presion për ndarjen de facto.
Why are @ABaerbock, @MinColonna and @Antonio_Tajani seeking to entrench ethno-territorialism in Kosovo? https://t.co/W5D4PqWLbV
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) February 26, 2023
Javë më parë kryetarja britanike e Komisionit për Politikë të Jashtme ka deklaruar se Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e “Republikës Srpska” në Kosovë./21Media