Aksidenti në Bullgari, Spasovski: Kontrollimi i fundit teknik i autobusit është realizuar në muajin tetor

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencën e sontme në Qeveri tha se hetimi për aksidentin tragjik të autobusit në Bullgari po vijon dhe se si rrjedhojë së shpejti do të bëhen të ditura shkaqet, shkruan TV21.
Spasovski tha se për momentin MPB di vetëm se kontrolli teknik i fundit i autobusit është bërë në muajin tetor.
“Këtë çfarë mund ta them tani është në domenin e të dhënave të cilat i ka në dispozicion Ministria e Punëve të Brendshme është se kontrolli fundit teknik i autobusit është bërë me 5 tetor të vitit 2021”, tha Spasovski.
Në mëngjesin e sotëm një tragjedi ka kapluar Maqedoninë e Veriut. Një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, me udhëtarë kryesisht shqiptarë, është rrokullisur dhe ka marrë flakë në Bullgaria, teksa ka qenë duke kthyer në vend turistë që kanë qenë për fundjavë në Stamboll të Turqisë. Në aksident, jetën e kanë humbur 46 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë. Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë./21Media

Back to top button