Aksidenti në Klinë, gra shtatzëna e fëmijë në mesin e të lënduarve

Në mesin e të lënduarëve në aksidentin e sotëm që ndodhi në Klinë ka edhe gra shtatzëna dhe fëmijë.
Kështu ka njoftuar Spitali i Përgjithshëm i Pejës përmes një komunikate për media.
Bëhet e ditur se deri më tani 3 pacientë është dërguar në QKUK, 5 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa pacientët e tjerë pas trajtimit janë liruar për shërim në shtëpi .
“Sonte pas një aksidenti në trafik, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kemi pranuar 18 pacientë të lënduar nga ky aksident në mesin e tyre edhe gra shtatzëna dhe fëmijë. Ndonëse është herët për konstatime gjendja e të lënduarëve aktualisht është stabile dhe besojmë jashtë rrezikut për jetë. Mjekët dhe ekipet kujdestare po bëjnë të pamundurën që të ofrojnë përkujdesin e nevojshëm shëndetësor secilit të lënduar”, thuhet në njoftimin e Spitalit.
Aksidentin e sotëm për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka treguar se  ishin të përfshira 4 vetura./21Media
Back to top button