Aksidenti në Kroaci, anulohet koncerti në Deçan

1 min read

Koncerti i paraparë të mbahej sot komunën e Deçanit në kuadër të panairit veror ”Deçani 2021”, është anuluar në shenjë solidarizimi për 10 personat që kanë humbur jetën sot në vetaksidentin autobusit kosovar në Kroaci.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka treguar se bashkëndjen dhimbjen me personat që kanë humbur anëtarët e familjes.

”Të dashur qytetarë të komunës së Deçanit, bashkëndjejmë dhimbjen me të gjithë ata që humbën më të dashurit e tyre dhe të gjithë ata që u lënduan në aksidentin tragjik të ndodhur sot në Kroaci, me bashkatdhetarët nga Kosova. Për këtë arsye, komuna e Deçanit merr vendim që koncerti i paraparë të mbahej sonte, të anulohet!”, ka shkruar Ramosaj në facebook./21Media