Artistët të pikëlluar nga aksidenti në Kroaci

Shumë artistë shqiptarë janë prekur nga rastin tragjik që ka ndodhur sot në Kroaci, ku si pasojë një vetaksidenti të autobusit kosovar, kanë vdekur 10 persona.
Disa artistë tanë si: Yll Limani, Rina, Violeta Kajtazi, Leonora Jakupi, Capital T, Lori, Labinot Tahiri, Dafina Zeqiri dhe Adriana Matoshi përmes postimeve të ndryshme në rrjete sociale iu kanë shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave përmes fotografive.






Ndërsa, Labinot Tahiri përmes Intagramit përveç që iu ka shprehur ngushëllime familjarëve, ai ka theksuar se ndoshta tani populli jonë e kuptuar se sa të shenjtë janë mërgimtarët.
 


Ndërsa, Dafina Zeqiri ka uruar që raste të tilla të mos përsëriten më.

Kurse, Adriana Matoshi ka uruar që familjarët e viktimave të kenë forcë ta përballojnë dhimbjen, ndërsa të lënduarit të shërohen sa më shpejt.

Në Spitalin e Kroacisë sot janë pranuar 45 persona, të cilët janë lënduar në aksidentin, ku është përfshirë një autobus nga Kosova. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Spitalit në Slavonski-Broad të Kroacisë, Josip Samarxhiq, i cili ka treguar se në mesin e të lënduarve 8, janë me lëndime të rënda./21Media

Back to top button