Në aksident ishin përfshirë një veturë dhe një kamion

Në aksident ishin përfshirë një veturë dhe një kamion

Babai me dy djemtë e tij kanë vdekur në një aksident trafiku dje në rrugën Prizren-Zhur.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe kamioni i pastrimit të rrugëve nga bora.

Për këtë humbje të madhe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, shkruan rtv21.tv.

“Humbja e jetës së tre anëtarëve të familjes Sope në aksidentin tragjik është pikëlluese për gjithë qytetarët e Kosovës. Familjes Sope i shprehim ngushëllimet më të thella dhe bashkohemi me dhembjen e saj të madhe”, ka shkruar sot Thaçi në një postim në “Facebook”.

Rtv21.tv raportoi dje se tre persona kanë humbur jetën nga një aksident që ka ndodhur në rrugën Prizren-Zhur. Rastin e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi./21Media