Përleshje vdekjeprurëse në Venezuelë

Deri me tani raportohet për dy të vdekur

Përleshjet vdekjeprurëse shpërthyen në qytetet kufitare të Venezuelës të shtunën, pasi presidenti Nicolas Maduro bllokoi ndihmën humanitare për të kaluar nga Kolumbia dhe Brazili.

Mbi protestuesit u hodhën plumba gome, gaz lotsjellës e madje shumë prej tyre u qëlluan edhe me municione. Deri tani, të paktën dy persona raportohen të vdekur e disa të lënduar,
Opozita dëshiron që ndihma të shkojë tek njerëzit e goditur nga kriza ekonomike, por Maduro e sheh atë si një kërcënim për sigurinë, transmeton rtv21.tv.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo dënoi sulmet ndaj civilëve dhe fajësoi “banditët e Maduro-s”.

Pompeo gjithashtu përshkroi djegien e disa prej ndihmave si “të pështirë”./21Media

Back to top button