Parashikimi i motit në Shqipëri

Temperaturat e ajrit do të ulën sërish

Pjesa e parë e ditës  në Shqipëri do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta si pasojë e ardhjes së masave ajrore të ftohta por të qëndrueshme.

Pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë në kushte të qëndrueshme atmosferike me kthjellime dhe vranësira, më të dendura në ekstremin Verior dhe Jugor.

Temperaturat e ajrit do të ulën sërish lehtë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -12 gradë Celsius, në zonat malore deri në 11 gradë Celsius mesdita në Jugperëndim të Shqipërisë.

Era do fryjë mestare dhe e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

Back to top button