Aksidentohet autobusi me nxënës në Gjermani

Një autobus dykatësh në Gjermani  që transportonte nxënës të shkollave të mesme për në Britani u përmbys.

Në total, në autobus ishin 67 nxënës të moshës 14 deri në 15 vjeç dhe pesë mësues.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i autobusit dhe 27 nxënës, raporton Welt.

Sipas policisë gjermane, tre vajza dhe një djalë kanë pësuar lëndime të rënda. Ata janë shtruar në spital, por jeta e tyre nuk është në rrezik.

Me plagë të lehta në spital ka përfunduar edhe drejtuesi i autobusit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button