46.556 qytetarë patën të drejtë vote, KQZ thotë se votuan vetëm 253 persona

Këtë të diel në katër komunat në veri të Kosovës, qytetarët votuan nëse duan apo jo të largojnë kryetarët aktualë shqiptarë. Lista Serbe bëri thirrje për bojkotimin e votimeve në komunat e banuara me shumicë serbe.

Kreshnik Radoniqi, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në konferencën për media pas mbylljes së qendrave të votimeve ka deklaruar se numri total që morën pjesë në këto zgjedhje është 253 persona, prej 46.556 qytetarëve që kanë pasur të drejtë vote.

”Leposaviq 124 votues, Zubin Potok 18 votues, Zveçan nuk ka votuar asnjë votues dhe në Mitrovicën e Veriut 111 votues”, tha Radoniqi.

Sipas tij, nuk gjatë ditës nuk është raportuar për asnjë incident.

Erden Atiq është kryetar i Mitrovicës së Veriut, Ilir Peci i Zveçanit, Lulzim Hetemi i Leposaviqit dhe Izmir Zeqiri i Zubin-Potokut./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button