Aksidentohet eskorta e ministrit të Punëve të Brendshme, 2 të lënduar

Ministri Ekrem Mustafa nuk ka qenë i përfshirë në aksident

Sot rreth orës 09:00 ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy veturave, njëra prej tyre ishte veturë zyrtare.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv tha se në aksident është përfshirë një veturë zyrtare e ministrisë, mirëpo në të nuk ishte ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, siç u raportua në media të tjera.

“Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Në këtë aksident lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret njesiti i trafikut”, ka konfirmuar Ahmeti.

Ndërsa Zyra për informim në QKUK, për portalin rtv21.tv ka njoftuar se 3 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e këtij aksidenti. Njëri prej tyre pas tremanit mjekësor është liruar për në shtëpi.

“Sipas mjekëve emergjent, ata kanë pasur lëndime të lehta. Njëri nga ta, pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi. Ndërsa të tjerët janë ende duke u trajtuar në Qendrën Emergjente”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për informim të QKUK-së.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në këtë veturë kanë qenë 4 zyrtarë të kabinetit të ministrit Mustafa, por nuk ka qenë ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa./21Media

Back to top button