Aksidentohet njëra veturë e eskortës së Kurtit, Qeveria jep detaje

Një nga automjetet e eskortës së kryeministrit të Albin Kurti është aksidentuar sonte rrugës për në Gjilan.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për portalin rtv21.tv ka treguar se në veturë nuk ka qenë i përfshirë kryeministri Kurti.
“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit Kurti ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”, ka thënë Kryeziu./21Media

Back to top button