Gjermania: Kosova i uli tensionet, Serbia po e bën të kundërtën

Pas situatës së krijuar në veriun e Kosovës ka reaguar Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.
Në një postim në Twitter, Baerbock tha se Kosova i uli tensionet duke i shtyrë zgjedhjet lokale, ndërsa shtoi se retorika nga Serbia po e bën të kundërtën.
“Kosova i uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia e bënë të kundërtën. Ideja për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht e papranueshme. Siç janë edhe sulmet e fundit ndaj EULEX-it. E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun e udhëhequr nga Mirosllav Lajçaku”, ka shkruar ndër tjera ministrja gjermane e Jashtme./21Media

Back to top button