Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksion i madh i Prokurorisë së Pejës, kryeprokurorja e nëntë prokurorë në terren

Një aksion i madh është duke u zhvilluar nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, i cili tha se në terren janë nëntë prokurorë, në krye me Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore ne Pejë, Lumturie Vuçetaj.

Nikçi tha se aksioni është në zhvillim e sipër, ndaj nuk mund të ndajë informacione tjera tani për tani.

“Jemi duke e zhvilluar një aksion me nëntë prokurorë të shtetit në terren, në krye me kryeprokuroren e me Policinë e Kosovës dhe bashkë me instituicionet relevenate. Aksioni është në zhvillim e sipër në lokacione të ndryshme në disa komuna”, ka deklaruar Nikçi.

Kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj tha se aksioni po zhvillohet për kontrollin e kompanive të ndërtimit që nuk i respektojnë rregullat e shëndetit dhe sigurisë në punë të punëtorëve. Ajo ka përmendur se nga 19 raste të punëtorëve të rrezikuar në vendin e punës, tri prej tyre kanë përfunduar me fatalitet, kurse në rastet tjera punëtorët janë lënduar dhe kanë pësuar dëmtime të përhershme apo të përkohshme.

“Të gjitha këto kanë ardhë si atribut i mos-sigurisë së punëtorëve në vendin e punës dhe rrezikut të tyre në punë. Përgjegjës për këtë janë të gjithë personat të cilët bartin përgjegjësinë në kompanitë kontraktuese të subjekteve ku ata janë të angazhuar, të cilët kontraktojnë punëtorë dhe nuk sigurojnë asnjë mjet pune në kuadër të vendit të punës, ku ata kryejnë punën.” – ka deklaruar Vuçetaj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button