Aksion kundër policëve të korruptuar

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht punonjësit nga të gjitha Departamentet operative të saj në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale kanë filluar sot në orët e hershme të mëngjesit një operacion të gjerë në kuadër të autorizimeve dhe fushëveprimit ligjor të IPK-së.
Operacionit “Pika 2” i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “Marrje e ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë dhe udhëheqjen nga Prokuroria Speciale e Kosovës, duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit.
Hetimi përfshinë edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar e Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (Agjencia Homologe e IPK-së në Shqipëri).
IPK ka thënë se do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve që kanë për qëllim fuqizimin e integritetit policor./21Media

Back to top button