Më shumë se 30 të vrarë pas sulmit me raketa në një stacion treni në Ukrainë

Kompania shtetërore hekurudhore e Ukrainës, ka thënë se më shumë se 30 njerëz janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur në një sulm me raketa ruse në stacionin hekurudhor Kramatorsk në Ukrainën lindore, shkruan BBC.
Kramatorsk ishte një nga stacionet më lindore që ende funksiononte në Ukrainë, dhe guvernatori i Donetsk tha se mijëra njerëz ishin atje në atë kohë, duke u përpjekur të hipnin në trenat jashtë zonës.
Kreu i hekurudhave ukrainase ka thënë se se dy raketa kishin goditur stacionin./21Media

Back to top button