Aksion në Zubin Potok për kontrabandim të mallrave

Sot në orët e para të mëngjesit Dogana bashkë me Policinë e Kosovës kanë realizuar kontrolle në tri lokacione në veri të vendit.
Sipas një njoftimi të Doganës së Kosovës, ky operacion kishte për qellim të kontrollohen bizneset të cilat operojnë në rajonin e Zubin Potokut, respektivisht dy lokacione në fshatin Zupce dhe një tjetër në fshatin Uglar.
Raportohet se operacioni ka përfunduar pa asnjë incident
“Operacioni ka pasur qëllim kontrollin e bizneseve për shmangje të tatimit si dhe veprimtari ilegale të kontrabandimit të mallrave. Operacioni ka rrjedhur pa asnjë incident”, ka njoftuar Dogana.
Dogana e Kosovë në bashkëpunim me autoritetet kompetente ka thënë se do të vazhdojnë të ushtrojnë kontrolle, me qëllim të parandalimit të veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Kosovës./21Media

Back to top button