Aksioni “Brezovica 6”, arrestohen 7 persona

Shtatë persona janë arrestuar gjatë aksionit të sotëm “Brezovica 6” dhe janë bastisur 11 lokacione. Lajmi për portalin rtv21.tv u konfirmua nga Zyra për Informim e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
Po ashtu u bë e ditur se lokacionet e bastisura janë tetë në Prishtinë, dy në Podujevë dhe një në Fushë Kosovë.
Zhvillimi i aksionit “Brezovica 6” u konfirmua më herët për portalin rtv21.tv nga Policia e Kosovës./21Media

Back to top button