Policia deklarohet për aksionin “Brezovica”

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit është duke zhvilluar edhe një aksion për rastin Berzovica. Raportohet se aksioni po zhvillohet në disa lokacione të Prishtinë.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi, Baki Kelani e konfirmoi për rtv21.tv se aksioni Berzovica 6 po vazhdon.
“Policia e Kosovës, konfirmon se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë ka vazhduar realizimin e operacionit policor “Brezovica 6”, ku informacionet dhe detajet rreth këtij operacioni, do të bëhen të ditura pas përfundimit”, tha Kelani./21Media

Back to top button