Veprat penale të për cilat dyshohen shtatë të arrestuarit në rastin “Brezovica 6”

Prokuroria Themelore në Ferizaj bën të ditur se në kuadër të aksionit “Brezovica 6” janë ndaluar për 48 orë shtatë persona të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale Marrja e ryshfetit “Dhënia e ryshfetit”, “Fajdeja”.
Po ashtu prokuroria njofton se janë bastisur njëmbëdhjetë (11) lokacione të ndryshme, konkretisht tetë (8) lokacione në qytetin e Prishtinës, dy (2) në Podujevë dhe një (1) në Fushë Kosovë.
Bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar prova të ndryshme materiale
Ndaj personave të dyshuar, Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, pritet të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj./21Media

Back to top button