Aksioni kundër trafikimit të armëve dhe kultivimit të bimëve narkotike, 6 persona në mbajtje

Operacioni policor për veprat penale që ndërlidhen me trafikimin e armëve dhe kultivimin e bimëve narkotike ka rezultuar me shoqërimin në polici të 11 personave.
Pas procedurave të intervistimit me urdhër të prokurorit kompetentë 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje.
Po ashtu policia e Kosovës ka arritur që të konfiskojë shtatë (7) armë (2 Ak47, 5 revole), rreth 70 fishekë kalibër të ndryshëm, 92 bimë kanabis (marihuanë) me lartësi 1- 1.5 m, mbi 25 gramë kokainë, 5500 euro (para të gatshme), 6 telefona, si dhe dokumente relevante për rastin.

 
Pas procedurave të intervistimit me urdhër të prokurorit kompetentë 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës do të vazhdojë përkushtimin e saj në realizimin e detyrave për parandalimin dhe luftimin e krimit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave kryes të veprave penale.
Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka nisur një aksion të gjerë në 5 komuna të Kosovës.
Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka konfirmuar se aksioni zhvillohet me urdhër të Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie./21Media


Back to top button