Aksioni në Karaçevë, arrestohen disa persona

Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona në Karaçevë për veprimtari të skemave piramidale dhe bixhozit.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënësi Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit.
Hashani ka thënë se aksioni është duke vazhduar.
Kujtojmë se edhe dje Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Uglarë të Gjilanit. I dyshuari në lokalin e tij ka lejuar dhe mundësuar që të zhvillohen veprimtari të skemave piramidale, bixhozit dhe lojërave të tjera të fatit./21Media

Back to top button