Osmani: Shpresoj që mbështetjen verbale BE-ja ta shndërrojë në veprime konkrete
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Pas takimit në konferencë për media, Osmani ka thënë se në Maqedoninë e Veriut nuk shohin vetëm një fqinj, por edhe partner në shumë procese.
Tutje Osmani ka thënë se shpreson që mbështetjen verbale BE-ja ta shndërrojë në veprime konkrete për ta përkrahur edhe ecjen përpara me hapa konkret të Maqedonisë së Veriut.
“Në Maqedoninë e Veriut nuk shohim vetëm një fqinj, por edhe partner në shumë procese, sepse të dyja synojmë integrimin evropian, prandaj shpresoj që mbështetjen verbale të dritanishme BE-ja ta shndërrojë në veprime konkrete për ta përkrahur edhe ecjen përpara me hapa konkret të Maqedonisë së Veriut drejt këtij organizmi dhe këtyre institucione të BE-së”, ka thënë ndër të tjera Osmani në konferencë./21Media