Kaloni te përmbajtja kryesore

Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit, Miftaraj: Si ka mundësi 800 euro fatura për flija?

(Lajm i përditësuar)


Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit, Miftaraj: Vendimi i Hajdarit u nënshkrua nga Kurti

Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit, Miftaraj: Si ka mundësi 800 euro fatura për flija?

Ehat Miftaraj nga IKD në emisionin “Click” të RTV21 ka komentuar aktakuzën ndaj ministres në detyrë Rozeta Hajdari, duke e quajtur shqetësuese mënyrën se si ajo ka shkelur ligjin në mënyrë të hapur. Ai theksoi se vendimi në fjalë është nënshkruar nga kryeministri në detyrëAlbin Kurti dhe është marrë në orët e vona të natës, pa procedura të rregullta.

Miftaraj tha se edhe shpenzimet e ministrisë janë skandaloze, duke përmendur një faturë prej 11 mijë eurosh në një restorant ku, sipas tij, “është e pakuptueshme si mund të kushtojë flija 900 euro”.

“Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit është 136 faqe. Është çuditshme se si një ministre ka guximin të shkelë ligjin aq haptazi. Hierarkia në këtë rast është e qartë – vendimi është nënshkruar nga Albin Kurti dhe është marrë në mbledhje të Qeverisë. Rozeta negociatat per rrezevra shtetrore i ka bërë  pas orës 20:00 në orët e vona. Çdo vendim që merret natën, pa procedurë, është i dyshimtë. Nëse nuk gaboj, rreth 11 mijë euro janë shpenzuar në një restorant që shet kfile dhe flija. Nuk e di çfarë kanë ngrënë, por flija 900 euro dhe faturë 11 mijë – kjo flet vetë,”, tha Miftaraj.


Miftaraj: Shumë opozitarë janë bërë milionerë, po e shijojnë opozitën si pushime vjetore

Ehat Miftaraj nga IKD në emisionin “Click” të RTV21 ka kritikuar gjendjen dhe sjelljen e opozitës në Kosovë, duke thënë se shumë prej përfaqësuesve të saj janë pasuruar gjatë viteve dhe tash po e “përjetojnë opozitarizmin” në rehati të plotë.

Sipas tij, për një pjesë të madhe të opozitarëve, jeta politike është shndërruar në një periudhë pushimi të gjatë, me udhëtime e privilegje personale.

“Opozita, shumë prej tyre, për një pjesë të mirë janë bërë milionerë. E kanë rregulluar jetën në mënyrë ekstreme dhe po e përjetojnë opozitarizmin. Të enjten shkojnë në Itali e Shqipëri — thjesht janë në pushim vjetor, dhe ky pushim u mjafton për tetë vjet,”, tha Miftaraj.


Miftaraj: Në Vetëvendosje sot flasin për korrupsion ata që dje ishin pjesë e tij

Ehat Miftaraj nga IKD në emisionin “Click” të RTV21 ka kritikuar përbërjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se një numër i madh ish-anëtarësh të partive të vjetra, si LDK, PDK e AAK, janë bërë pjesë e VV-së, megjithëse më parë janë përballur me akuza për veprime të ndryshme të paligjshme.

Ai përmendi edhe një rast konkret të një zëvendësministri të Drejtësisë, babai i të cilit, sipas Miftarajt, ishte dënuar për keqpërdorim të detyrës si noter, por sot i biri flet për luftë kundër korrupsionit.

“Ka në VV një numër të madh ish-anëtarësh të LDK-së, PDK-së e AAK-së, të cilët janë akuzuar për veprime të ndryshme, e sot janë bërë pjesë e Vetëvendosjes. Ne kemi një zëvendësministër të Drejtësisë, babai i të cilit në kohën e PDK-së është bërë noter. Babai i tij është dënuar nga gjykata për keqpërdorim të detyrës si noter, ndërsa i njëjti sot del e flet për korrupsion,” tha Miftaraj.


Miftaraj: VV ka blerë 1 miliardë euro rrymë për katër vite

Ehat Miftaraj nga IKD në emisionin “Click” të RTV21 abuzon Vetëvendosjen për blerjen e energjisë elektrike me çmim prej 1 miliardë euro për katër vitet e fundit.

Ai shtoi se partitë e ish opozitës e kanë pasur problem që të keqpërdorim këtë shifër të lartë të buxhetit të Kosovës.

“Ka shumë Sami Lushtaka, e kemi Martin Berishën, LVV ka blerë 1 miliardë euro energji elektrike në katër vitet e fundit, do të thotë Sami Lushtaku, PDK, krejt partitë pas lufte e kanë pasur problem 1 miliardë euro të buxhetit të Kosovës me i keqpërdor”, deklaroi Miftaraj. /RTV21/21Media


Miftaraj për Sami Lushtakun: Nuk e kam takuar asnjëherë

Ehat Miftaraj nga IKD në emisionin “Click” të RTV21 tha se asnjëherë nuk e takuar, Sami Lushtakun nga PDK.

Duke shtuar se Lushtakun e njeh nga televizori.

“E siguroj publikun që në jetë time me Sami Lushtakun as nuk jam taku, se jo kafe por as me u taku. Dajt e din i kam Jashart në Prekaz, do të thotë ky është i Prekazit por kurr në jetë nuk më ka ra me u taku me të, as nuk e njoh as nuk e di, krejt çka e njoh është prej televizorit”, tha ai. /RTV21/21Media


“Një One Man Show ” Ehat Miftaraj: Kurti sot bën të kundërtën e asaj që predikonte në opozitë

Ehat Miftaraj nga IKD në ”CLick” të RTV21 tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti, dikur në opozitë, kërkonte reformim të partive tradicionale si PDK, LDK e AAK, por kur erdhi në pushtet e bëri atë.

Sipas Miftarajt, në Lëvizjen Vetëvendosje aktualisht ekziston një “one man show”.

“Albin Kurti, sa ka qenë në opozitë, e kishte narrativën se duhet të reformohen PDK, LDK, AAK e të tjerat. Por kur erdhi në pushtet, në të vërtetë bëri të kundërtën. Në Vetëvendosje tani kemi një one man show – një Albin Kurti kryeministër,”, tha Miftaraj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button