Muhaxheri: Nesër mos me qenë Albin Kurti s’ka VV

(Lajm i përditësuar)
Muhaxheri: Kurti e dëshiron kaosin, Osmani e ndjek agjendën e tij
Analisti Arton Muhaxheri, në emisionin “Click” të RTV21 për zgjedhjet e parakohshme nëse mbahen në fundvit tha se Albin Kurti e dëshiron këtë kaos, duke përmendur edhe shkuarjen në pushime të vëzhguesve të BE-së.
Ai shtoi se Kurti e ka presidenten, Vjosa Osmani 100 përqind krah.
“Unë e di që Albini e donë këtë situatë, kaosin, por nuk është dashtur që partitë opozitare me i leju me ardhë deri aty, e që e ka krahë presidenten e ka 100 përqind krah, ajo ka me ndjek agjentën e tij siç i konvenon Kurtit ajo ja bënë amin”, tha Muhaxheri. /RTV21/21Media
Muhaxheri: Nesër mos me qenë Albin Kurti s’ka VV
Analisti Arton Muhaxheri, në emisionin “Click” të RTV21 tha se nëse nesër Albin Kurti nuk është në Vetëvendosje nuk ka LVV.
“LDK sot nuk po mund të këfillet pa Rugovën, nesër VV ska me u mund me u kfillë nëse nuk është Albini”, tha ai./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?