Suedia po merr në konsideratë hapat e Finlandës drejt NATO-s

Ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde thotë se Suedia do të marrë në konsideratë vlerësimet e Finlandës për anëtarësimin në NATO, pasi gjithashtu shqyrton mundësinë e anëtarësimit në aleancën ushtarake.
“Finlanda është partneri më i afërt i sigurisë dhe mbrojtjes së Suedisë dhe ne duhet të marrim parasysh vlerësimet e Finlandës”, tha Linde në një postim në Twitter.
“Suedia do të vendosë pasi të jetë paraqitur raporti nga konsultimet për politikën e sigurisë”, shtoi ajo.
Presidenti finlandez, Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin njoftuan mbështetjen e tyre për anëtarësimin në NATO në një deklaratë të përbashkët të enjten, të cilën Linde e përshkroi si një “mesazh të rëndësishëm”./21Media

Back to top button